
Kim Kardashian i befasoi të gjithë me veshjen në sfilatën e modës të Dolce & Gabbana Alta Moda, në Puglia. Themeluesja e SKIMS, 42 vjeç, e cila është përfshirë aktualisht në një mosmarrëveshje të hapur me të motrën Kourtney, u shfaq mahnitëse me një fustan të gjatë klasik në ngjyrë kumbulle, i cili i ekspozonte shpatullat ndërsa mblidhej me rrip në bel.
I carë përpara dhe me një bisht të gjatë, fustani i nxirrte edhe më shumë në pah këmbët. Ylli i reality show-t, që njihet sidomos për veshjet sportive apo ato super ekstravagante, këtë radhë qëndroi tek klasikja duke befasuar shumëkënd. Fustanin, ajo e kishte kombinuar me një palë këpucë të tejdukshm me taka, doreza gjithashtu të tejdukshme, një gjerdan të madh dhe një unazë vezulluese në gishtin tregues të dorën e majtë.
Kim, e cila mishëronte një princeshë të përrallave të jetës reale, i plotësoi aksesorët e saj me një palë vëthë të vegjël, po të bardhë. Flokët e saj të gjatë të errët ishin stiluar në një formë gjysmë bisht, ndërsa pjesa tjetër derdhej në shpatulla me valë natyrale.
Grimi i 42 vjecares ishte realizuar dhe ai në mënyrë klasike. Në një tjetër foto, Kim shfaqej duke pozuar me nënë e saj, Kris Jenner, e cila ishte gjithashtu e pranishme në këtë event.