KreuFashion

Parukieri i besuar i Kim Kardashian ndan sekretet për flokë gjithmonë perfekt!

Parukieri i besuar i Kim Kardashian ndan sekretet për flokë

Ndoshta Chris Appleton nuk ka nevojë për prezantim, duke pasur parasysh praninë e tij të shpeshtë në reality shoë që e bëri të famshëm në familjen Kardashian, por për ata që nuk e njohin, ai është sekreti i vërtetë i flokëve perfektë të Kim Kardashian, për të cilat kujdeset në çdo dalje publike ose jo të Kim.

Diva e kohëve tona, e mediave sociale, filtrave dhe ndonjëherë edhe photoshop-it, u shfaq në kopertinën e korrikut të ‘Vogue Italia’ në një editorial që e portretizon atë duke shpërthyer në një buzëqeshje të madhe.

Chris i rregulloi me shumë kujdes flokët e Kim-it që të përputheshin me stilin e siluetës më të njohur të 20 viteve të fundit me trup dhe pjesë të dukshme, duke luajtur me një kontrast voluminoz, një homazh për Dolce Vita-n dhe bukurinë mesdhetare të viteve ’60 me krehjen dhe stilimin e flokëve. Frymëzimi kryesor i Chris Appleton  për modelin e flokëve ishte Sophia Loren, muza e padiskutueshme e bukurisë italiane.

Duke përshkruar hapat paraprak për krijimin e paraqitjes së Kim për kopertinën, Chris shpjegon për Vogue Italia:

“Ne në fakt premë balluket për foton dhe ajo çfarë krijuam i bënte jehonë estetikës së bukurive të përjetshme, si Brigitte Bardot dhe Sophia Loren. Shtuam disa elementë për një efekt volum shtesë dhe për të marrë një prekje natyrale,  duke zbuluar se sa punë studimi dhe përshtatjeje qëndron pas shkrepjeve, madje edhe në minutën e fundit. Sharmi i bukurisë mesdhetare mbështjell figurën e Kimit, e shndërruar në personazh para kamerës falë stilimit dhe flokëve: është ky proces që e bën stilimin e fokëve pjesë të ndërtimit të një personazhi, i cili mund të jetë i ndryshëm për çdo rast, bazuar në karakterin që ylli do të shfaqë”

Në fakt, Chris e bën këtë punë sepse është i apasionuar pas aktrimit, por edhe krijimit të personazheve: «Më pëlqen emocioni dhe energjia që fshihet pas krijimit të një personazhi dhe jetësimit të tij në ekranin e madh. Aktrimi është absolutisht diçka që do ta kisha bërë nëse nuk do të kisha ndjekur rrugën e flokëve. Për momentin jam duke punuar në një serial televiziv, në të cilin mund të kombinoj të dyja aspektet”.

Por cilat janë sekretet e Chris Appleton për flokët perfekte të Kim Kardashian?!  

Menaxhimi i pamjes së një personi të famshëm ndërkombëtar si Kim do të thotë shumë kërkime, punë dhe evolucion të vazhdueshëm: kjo është arsyeja pse nëse Chris Appleton ka ndonjë siguri kur bëhet fjalë për flokët, është se nuk ka të bëjë me flokët apo stilin, por me cilësinë e flokëve.

“Pasioni im janë flokët, shëndeti i tyre dhe përfundimi dukshëm i shëndetshëm dhe luksoz. Modeli i flokëve nuk ka rëndësi kur ke flokë të bukur”, thotë për Vogur parukieri i cili ka punuar me Kim prej vitesh dhe ka ndërtuar një marrëdhënie respekti dhe besimi të ndërsjellë. Ai ndonjëherë kapet nga paparacët teksa rregullon flokët e saj, dhe për ta bërë këtë ai ka zhvilluar një teknikë jashtëzakonisht efektive të rregullimit të shpejtë të flokëve:

“Teknika ime më e mirë e retushimit të shpejtë është llaku i flokëve (‘Color Ëoë’,  është i preferuari im) dhe një furçë dhëmbësh të vogël. Unë spërkas llakun e flokëve në furçë dhe e kaloj nëpër flokë për të rregulluar qimet e pabindura, në mënyrë që të marr një përfundim perfekt”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF