KreuFashion

Një udhëtim virtual në fshatin Lin, Pogradec!

Një udhëtim virtual në fshatin Lin, Pogradec!

Fshati Lin, është vendosur në brigjet e një gadishulli të vogël të liqenit të Ohrit, kupjesa më e madhe e shtëpive janë ‘të akoruara” buzë ujërave që reflektohen në sipërfaqen e kaltër.

Fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, gjendet vetëm 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës, që nis nga maja e një kodre jo shumë të lartë dhe zbret përmes rrugëve me kalldrëm buzë gjolit, siç e thërrasin vendasit.

Përveç bukurisë, në jug të Linit, në një thellësi 3 m ndodhen disa palafite në bazilikën e fshatit, të cilat janë dëshmi e gjallë e historisë, një vendbanim i tipit liqenor, i ndërtuar në sipërfaqe të liqenit.

Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit, kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ka shumë histori mbi origjinën e emrit, por njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.

Një destionacion për t’u zbuluar në fshat është “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije pemësh, ideal për piknik, ku mund të shijoni qetësinë e natyrës. Në Lin ndodhet edhe qendra e rritjes se Koranit, mbretit të liqenit, ku edhe bëhet përgatitja për peshqit e vegjël të cilët, pasi arrijnë një fazë lëshohen për të populluar Liqenin e Ohrit.

Peshku i Koranit është një pasuri e çmuar e liqenit, por nga ana tjetër ai është edhe një krenari e pjatave të vendasve, ku mund të shijoni më tipiken, tavën me qepë, të shoqëruar me verën tipike të kuqe, e cila përgatitet nga vendasit në kodrat që rrethojnë fshatin dhe konsiderohet po ashtu një element i kuzhinës së Linit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF