KreuFashion

E magjishme: Cindy Marina hap sfilatën e famshme dhe nuk mund të ishte më e mrekullueshme!

Modelja shqiptare Cindy Marina ka hapur sfilatën e prezantimit të koleksionit të rroba banjove të markës Ema Savahl në Miami dhe performanca e saj ka qenë thjesht magjike.

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa)

E veshur me një palë bikini me luspa të mëdha në ngjyrë pjeshkë, Cindy dukej çdo centimetër një perëndeshë bukurie. Këmbët e gjata, të holla e të tonifikuara dhe portreti ëngjëllor ka bërë që modelja shqiptare të jetë një prej zgjedhjeve të para të stilistes Ema Koja e cila është po ashtu shqiptare.

Gjatë ecjes në pasarelë, Marina dukej e përsosur në çdo detaj, ndrësa të pranishmit që e ndoqën sfilatën nga afër janë magjepsur nga bukuroshja shqiptare.

“Çfarë eksperience surreale duke hapur jo vetëm shfaqjen ikonë @emasavahl por gjithë javën e prezantimit të koleksionit të rroba banjove.  72 orë në Miami ekskluzivisht për këtë shfaqje, sepse e dija se do të ishte jashtë kësaj bote. Faleminderit Ema që më besove gjithmonë dhe më ke dhënë krahë për të fluturuar! Mendja jote nuk pushon kurrë së më mahnituri dhe është nderi im të jem pjesë e magjisë tënde!”; ka shkruar Cindy Marina në një postim në rrjetin social instagram, menjëherë pas përfundimit të sfilatës.

A post shared by Ema Koja (@emasavahl)

Brandi luksoz Ema Savahl është krijuar nga stilistja Eva Koja.

Në vitin 1996, stilistja Ema Koja, krijoi konceptin dhe teknologjinë e vizatimit me dorë mbi veshje për të prodhuar tekstura tredimensionale dhe për të manipuluar format e trupit me iluzion optik. Lindi një identitet unik në modë. Vetë vepra artistike është konceptuar nga Koja, e cila më pas e aplikon në siluetat që ajo dizajnon gjithashtu. Kjo ndërthurje e imagjinatës së saj, shijes së hollë dhe vëmendjes ndaj detajeve, i ka dhënë asaj një reputacion të rëndësishëm në mesin e të famshëmve, duke përfshirë Katy Perry dhe Jennifer Lopez dhe gratë me stil në mbarë botën që lakmojnë këto vepra arti të veshur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF