Vera e këtij viti ka sjellë numrin më të madh të turistëve të huaj në Shqipëri të cilët vijnë kryesisht nga Italia, Gjermania, Polonia, Çekia, Rusia etj.
Përpos dëshirës për të parë rivierën Jugore të Shqipërisë, duket se ky vit numëron 2 milion turistë të cilët kanë preferuar të eksplorojnë Veirun e Shqipërisë. Rezervimet janë shtuar këtë vit dhe në të gjitha destinacionet malore gjen turistë të cilët vijnë individualisht por dhe të organizuar në grupe.
“Turizmi malor cdo vit vizitohej nga 1 milionë turistë, të huaj dhe vendas. Keti vit pretendohet që të vizitohet nga 2 milione turistë. Ecja në këmbë nga Thethi në Valbone futet në një nga tre ecjet më të mira që ka Europa dhe frekuentohet jashtëzakonisht shumë. Kemi edhe vende te tjeta si Korabi ose mali i Llogarasë. Shqipëria sic dihet është plot me male dhe kudo ku shkon gjen turistë dhe ne Lure ka shume turistë, cek sidomos. Te gjitha atraksionet turistike qe ka Shqipëria frekuentohen, janë plot”, është shprehur Petrit Picaku, turoperator
2023-shi duket si një vit i mbarë për turizmin dhe pritet që të tejkalohet rekordi i vjetshëm, duke arritur në 10 milionë turistë në vit.