KreuFashion

Beauty 2023/ Këshilla për grimin trend të sezonit!

Beauty 2023/ Këshilla për grimin trend të sezonit!

Sytë te sytë!

Qerpikët dhe vetullat janë një pjesë e rëndësishme e pamjes sonë, ndaj këtë sezon propozojmë trajtimet më të mira kozmetike që ato të jenë më të shëndetshme. Gjenerata e re e produkteve sugjeron serumet të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe forcimin e qerpikëve, duke mos lejuar rënien e tyre, e si rrjedhojë forcimin e tyre.

Neo-gotik

Stili gotik ka tendencën që të theksojë më shumë format e syve apo buzëve, por jo vetëm përmes ngjyrës së zezë, tani tendencat e pranverës sugjerojnë kombinimin e tyre me tonalitete të çelëta. Nëse zgjidhni një pudër ngjyrë vjollcë për qepallat, atë kombinojeni me një vijëzues të zi ose me nuanca ari, ose argjendi.

Kujdesi i ndërgjegjshëm

Revolucioni i gjelbër vazhdon të jetë akoma më i pranishëm me trajtimet të krijuara nga përbërës natyralë, paketime të riciklueshme dhe sisteme rimbushjeje. Zgjidhni produkte, si maska apo serume, të cilat janë me bazë 100 për qind natyrale, të cilat kanë efekt të shëndetshëm, por edhe përthithen më lehtë nga organizmi.

E kuqja, e përjetësishme

E rezervuar tradicionalisht për buzët, e kuqja tregon se ajo mbetet gjithmonë e preferuara, madje edhe këtë sezon, duke sjellë zjarr në sy, por edhe shumë ndriçim në tempujt e puthjeve. Përdoreni ngjyrën e kuqe në të gjithë gamën e saj, sepse është një simbol i vërtetë i feminitetit, por edhe ikona e bukurisë në shekullin të 21-të.

Koha për të luajtur

Kthejeni grimin tuaj nga një moment rutinë në një lojë për fëmijë. Make up-i i këtij sezoni do të ketë sa më shumë ngjyra, ndaj mund të zgjidhni një pudër me nuanca të forta, por ama edhe me shumë shkëlqim. Përshtateni nga mollëzat deri te pjesa e qepallave, gjithmonë duke e kombinuar me stilin tuaj.

Pak përskuqje

Specialistët e grimit, por edhe firmat kryesore të bukurisë, eksplorojnë përtej mundësive të pafundme të së kuqes. Stimuloni me tone stimuluese dhe tekstura të parezistueshme me qëllim për të krijuar forma befasuese, duke theksuar dukshëm mollëzat, një tendencë kjo e cila vjen e frymëzuar nga vitet tetëdhjetë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF