Çizme në verë? Po është e mundur, madje janë edhe një alternativë për të qenë chic dhe shumë stil.
Besojeni ose jo, por ideja e çizmeve në verë nuk është aq radikale sa duket, edhe kur temperaturat janë tejet të larta. Sepse në fund të fundit të gjithëve na pëlqen pak vëmendje, aq më tepër që për ata që ndjekin modën, duhet ta dinë që të veshësh çizme në verë është një trend IN i momentit.
Vera 2023 i tha PO siluetës së nje çizmeje dhe duket se emrat e njohur VIP në Shqipëri nuk kanë pritur me gjatë, por janë përshtatur menjëherë me trendin e guximshëm të stinës së nxehtë.
Kur temperaturat rriten, siluetat klasike të çizmeve me ngjyra më të çelura dhe materiale më të buta janë një opsion i preferuar, modern dhe pse jo shumë i përshtatshëm edhe në stinën më të nxehtë të vitit.
Nëse ende ju duket çudi veshja e çizmeve deri në gju në verë, për vajzat e famshme VIP nuk është aspak ashtu, pasi gjatë gjithë ditëve të nxehta dëshmuan përfqafimin e trendit (të pazakontë) për stinën e verës.