KreuFashion

Dieta që Margot Robbie mbajti për të arritur trupin “Barbie”!

Dieta që Margot Robbie mbajti për të arritur trupin

Margot Robbie ka mahnitur audiencën me paraqitjen e saj si “Barbie” dhe madje edhe para se filmi të publikohej, ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq. Margot Robbie ka luajtur shumë role ikonë gjatë karrierës së saj, por në filmin “Barbie”, ajo duhej të përgatitej mirë edhe fizikisht.

Mësohet se Margo, përpara se të filmonte Barbie, shmangte kryesisht yndyrnat, ushqimin e shpejtë, pijet e ëmbla dhe çokollatën. E vetmja pije që ajo mund t’ja lejonte vetes ishte një gotë verë herë pas here.

Në përgjithësi, ylli u përpoq të hante ushqim të pasur me proteina dhe fibra. Burime pranë Marieclaire.com.au kanë mësuar ditën ushqimore që aktorja ndoqi:

Në mëngjes: Smoothie jeshil
Në dreke: Sallatë dhe gjoks pule me limon
Në darkë: Patate të ëmbla ose perime të pjekura dhe peshk (mundësisht ton)

Megjithatë, kur nuk ka role në aktrim, Margot pëlqen ushqime si, waffles, patate të skuqura dhe çokollatë, etj. “Unë nuk kam një dietë të rreptë. Nëse do të më duhej të haja vetëm sallatë gjatë gjithë kohës, do të isha i dëshpëruar. I dua patatet e skuqura, birrën dhe hamburgerët, por nëse më duhet të vesh rroba banje, nuk do të ha asgjë përveç karotave për tri ditë”, shprehej Robbie disa vite më parë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF