KreuFashion

Gjumi i qetë dhe i rehatshëm varet nga ngjyra e dhomës tuaj të gjumit!

Gjëja më e shpeshtë që mendojmë kur lyejmë muret e shtëpisë, përtej preferencave personale për një ngjyrë të caktuar është dëshira për të dhënë efektin e një shtëpie të madhe ndonëse mund hapësira jonë mund të jetë vetëm pak metër katrorë.

Ekpsertët e dizajnit sugjerojnë ngjyra të çelëta për muret për të krijuar idenë e një shtëpie të madhe, por e dini se ngjyra e murit ndikon në cilësinë e gjumit tuaj?!

Në fakt e thonë shkencëtarët; se nëse muri në dhomën tuaj të gjumit është në ngjyrë blu ose në nuancat e blusë ju do të bëni një gjumë cilësor.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit. Studiuesit zbuluan se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës apo nuanca të tjera.
Kjo shpjegohet me faktin se efekti qetësues i blusë, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF