Soundcore Sport X10
Nëse jeni i apasionuar pas fitnesit apo vrapit, kufjet e reja Soundcore Sport X10 të Anker janë zgjedhja e përsosur. Ato janë rezistente ndaj djersës, qëndrojnë në vend falë dy shiritave rrotullues deri në 210 gradë dhe kanë një autonomi maksimale në karikim, duke rezistuar deri në 32 orë, me një çmim prej 69,99 eurosh.
Me Vespa në Disney
Marka italiane Vespa vjen me edicionin Disney Mickey Mouse. Frymëzuar nga vlerat e markës së njohur si liria dhe argëtimi, ky bashkëpunim solli tre modele, versionet 50, 125 dhe 150 kuaj kubikë, duke kombinuar me ngjyrën e zezë, të kuqe, të bardhë dhe të verdhë, që janë edhe tipike për personazhin e Mickey Mouse.
Dyson Purifier
Në sezonin e verës, më shumë se çdo gjë tjetër, ju duhet një pastrues për ajrin Dyson Purifier. Pajisja ka një ekran që tregon të dhëna për pluhurin, gazrat, temperaturën dhe cilësinë e ajrit, ndaj ju mund ta programoni atë përmes telefonit për të pastruar gjithçka brenda pak minutash, përmes sistemit të ftohjes dhe difuzionit.
Fossil Gen 6
Karikim i shpejtë, lidhje WearOS dhe 2 javë jetëgjatësi baterie me një karikim të vetëm: kjo e bënë orën inteligjente Fosil një nga më të mirat në treg. Falë disa sensorëve, mund të kontrolloni gjithçka mbi shëndetin, rrahjet e zemrës, aktivitetin tuaj, gjumin dhe statistika të thella që shfaqen në një ekran 43 milimetra.
Kia EV6
Kompania Kia sjell automjetin e parë elektrik EV6, i cili po revolucionarizon tregun. EV6 ka një bateri me kapacitet 77,4 kWh dhe siguron udhëtim deri në një distancë prej 528 kilometrash me një karikim, si dhe bën karikim të shpejtë deri në 80 për qind në më pak se 4,5 minuta, duke mundësuar 100 kilometra.
.