KreuKuzhine

Receta e drekës për sot, qofte me kungulleshka!

Receta e drekës për sot, qofte me kungulleshka!

Me shije delikate dhe tulin e butë, kungulleshkat mund të gatuhen në mënyra të panumërta. Nga sallatat te pastat, të pjekura, pica apo kek, deri te lazanjat e rizotot, në çfarëdo forme, kungulleshkat kanë një shije të lehtë dhe tipike verore. Në sallata mund t’i konsumoni edhe të gjalla me të gjitha llojet e erëzave, ose të pjekura në skarë nëse fëmijët tuaj nuk i pëlqejnë. Mund të përshtaten me çdo lloj perimesh e frutash, me djathë dhe salca të tjera. Përveçse janë një pjatë ekonomike dhe e shpejtë, sekreti i një pjate të suksesshme me bazë kungulleshkat është të ruani shijen dhe ngjyrën e tyre natyrale, madje edhe kur i piqni në furrë.

Qofte me kungulleshka

Përbërësit:

2 kungulleshka,

4 degë mente,

1 qepë e kuqe,

3 vezë,

4 lugë miell,

150 g djathë parmixhano i grirë,

vaj ulliri.

Përgatitja:

Grini kungulleshkat në rende dhe më pas kullojini nga uji. Pritini gjethet e mentes, qëroni dhe grijini qepën. Në një tas, përzieni kungulleshkat, qepën, vezët e rrahura, miellin, menten, djathin parmixhano, kripë, piper dhe 2 lugë vaj ulliri. Përziejeni derisa të krijohet një masë brumi e hollë.

Ngrohni 2 lugë vaj ulliri në një tigan në zjarr mesatar dhe më pas me një lugë hidhni masën që të skuqet. Gatuajini për rreth 1 minutë nga secila anë dhe më pas vendosini të kullojnë vajin e tepërt në një letër.

Ju bëftë mirë!