KreuStil Jetese

Chanel pushton Kubën me sfilatën pranverë 2016

Të martën më 3 maj, e gjithë bota kishte sytë e kthyer drejt Kubës, ku shtëpia Chanel po prezantonte koleksionin e saj pranverë 2016-2017. Hera e parë për markën luksoze franceze, që nuk kishte bërë kurrë sfilatë në Amerikën Latine.

Në Paseo del Prado, arterja e zemrës së Havanës, rreth 500 persona të ardhur nga e gjithë bota morrën pjesë në këtë show të pazakontë. Në ballkonet e shtëpive përreth, ishte grumbulluar një publik kubanez krejtësisht i pushtuar. Ndërsa brenda perimetrit të sigurisë, mund të kryqëzonit yje si Tilda Swinton, Vanessa Paradis, Gisèle Bündchen madje edhe Vin Diesel, që ndodhet aty për xhirimin e “Fast and furious 8”.

Ndërsa në podium. I gjatë si një fjalim i Fidel Castro në kohët e tij të lavdishme, Karl Lagerfeld paraqiti vizionin e tij të një Kube imagjinare, të endërrave, një propozim mode i inspiruar nga estetika e vjetëruar e kësaj Havane që ka mbetur në esencën e saj.

Ngjyrat, pastel i këndshëm, janë rikthyer si një leitmotiv i këtij koleksioni acid, perfekt për t’u nisur për në kroçerë. Por, u shfaqën gjithashtu roba apo kostume banje të stampuara me veturat emblematike të viteve ’50.

Diku vihej re një beretë gevariste e modifikuar. Shpesh kishte motive gjethesh palmash të qëndisura apo një lule tropikale gati për të çelur. Veshje të gëzueshme dhe inspiruese, me një ambient tradicional dhe tingujt e një orkestre rumba të jashtëzakonshme. Viva Cuba!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF