Ditët me diell po vijnë dhe ju ende nuk keni gjetur syzet e diellit që do të mbani këtë verë? Më poshtë keni disa këshilla që do ju ndihmojnë të zgjdhni syzet e diellit që shkojnë më shumë me fizionominë e fytyrës suaj.
Nëse keni fytyrën e rrumbullakët: Privilegjoni modelet që kanë forma drejtkëndore, flutur apo sy maceje. Format e rrumbullakta dhe retro janë tendencë, por ato do ta theksonin shumë aspektin rinor të fytyrës suaj.
Nëse keni fytyrën katrore: Format e rrumbullakta dhe ovale bëjnë për ju. Por me kusht që të jenë të drejta sipër dhe të rrumbullakosura poshtë. Mbajini lartë në hundë. Në të kundërt, nëse doni të theksoni linjat e fytyrës syaj merrni syze me forma gjeometrike dhe linja të drejta.
Nëse keni fytyrën trekëndore: Modelet e vogla dhe drejtkëndore, ovale apo të rrumbullakta do të shkonin në mënyrë perfekte me morfologjinë tyaj sepse ato mundësojnë që të theksoni finesën e mjekrës nëse keni një fytyrë të tipit V (Mjekra më e hollë se balli). Në të kundërt nëse keni një fytyrë të tipit A (e kundërta), zgjidhni modelet që pjesën e sipërme e kanë më të gjerë.
Nëse fytyra juaj është ovale: Jeni me fat, mund t’i lejoni vetes gjithçka sepse të gjitha ju shkojnë.
Nëse e keni fytyrën drejtkëndore: Është e preferueshme të përdorni modele ovale të gjera, me cepat e rrumbullakosur dhe kornizë të hollë dhe të gjatë, sepse po të zgjidhni syze me cepa të theksuar mund të theksoni shumë aspektin autoritar të fytyrës suaj.

Në Itali hapet një Spa për… kafshët!


Studenti i vitit në Londër, një shqiptar


Chanel pushton Kubën me sfilatën pranverë 2016


Zbulohen tre vëllezër të Tokës!

Ditë historike për Kosovën! Pranohet në UEFA

Verë 2016: Rrobat e banjës që ju inspirojnë!

Unazat e martesës… po sikur të zgjidhni ngjyrat?

Çokollata… Një ushqim i domosdoshëm në mëngjes!

Këshilla për një lëkurë çokollatë

Buzët e kuqe: Një simbol i joshjes absolute!

Porsche 718 Cayman: Rikthim në origjinë!

Takat elegante që ju duhen këtë sezon




