Aktori shqiptar Blerim Destani është duke korrur vazhdimisht suksese në karrierën e tij në Gjermani. Deri tani aktori ka interpretuar në disa filma e seriale të suksesshme në shtetin gjerman. Momentalisht ai interpreton në një nga filmat më të suksesshëm të momentit. Aktori shqiptar ka pasur një nga rolet kryesore të filmit “Frauen”, e cila është një komedi argëtuese.
Filmi “Frauen” është duke u transmetuar në të gjitha kinematë e Gjermanisë dhe të Zvicrës, ndërkohë që premiera e tij u dha në mbrëmjen e 5 majit.
Ky është një tjetër sukses për Blerim Destanin!



















