Peshojnë më pakë se 300 gram por mund të revolucionojnë qiejt tanë, janë mikro dronët, mini robotë fluturues që nuk preken nga ligjet dhe po njohin një përhapje shumë të lartë, mbi të gjitha për filmimet ajrore, në gazetari dhe inspektime të godinave.
Kushtojnë pakë, janë të besueshëm dhe mbi të gjitha nuk preken nga ligjet rregullatore për aspektin e fluturimeve ajrore dhe pilotët nuk kanë nevojë të kenë ndonjë dëshmi dhe nuk janë të detyruar të kalojnë nëpër vizita mjekësore. Këto janë karakteristikat kryesore që po sjellin një bum të vërtetë për mikro-dronët, me një peshë nën 300 gram, me një sukses që ka filluar të konsiderohet një revolucion për këtë sektor.
Ndryshe nga dronët më të mëdhenj, këto miza robotike mund të fluturojnë ligjërisht gati kudo, edhe në qytete në prani të njerëzve, me përjashtim të eventeve apo manifestimeve. Për momentin këto dronë përdoren nga kompanitë televizive, gazetaria, filmime promocionale “lowcost”, inspektim të strukturave të godinave që ndodhen edhe brenda në qytete.
Për këtë arsye, më 15 maj do të zhvillohet në Romë një ekspozitë e këtyre mikro-dronëve, Drone Expo, ku në program do të ketë edhe një mbledhje speciale dedikuar kësaj teme, për të sqaruar normativat ligjore, modelet në treg dhe mundësitë e pafundme të aplikimit të mikro-dronëve.

Diamanti blu Oppenheimer me një vlerë rekord!





Në Itali hapet një Spa për… kafshët!


Studenti i vitit në Londër, një shqiptar


Chanel pushton Kubën me sfilatën pranverë 2016


Zbulohen tre vëllezër të Tokës!

Ditë historike për Kosovën! Pranohet në UEFA

Verë 2016: Rrobat e banjës që ju inspirojnë!

Unazat e martesës… po sikur të zgjidhni ngjyrat?

Çokollata… Një ushqim i domosdoshëm në mëngjes!

Këshilla për një lëkurë çokollatë

Buzët e kuqe: Një simbol i joshjes absolute!

Porsche 718 Cayman: Rikthim në origjinë!
