KreuStil Jetese

Modele këmishash për të qenë plot stil në zyrë edhe gjatë ditëve të nxehta

Ambiente të nxheta, ditë plot diell pas pune dhe pushimet që afrojnë, ardhja e verës ndryshon krejtësisht mënyrën e të veshurit, kështu që papritur gjendeni duke gërmuar garderobën tuaj prej working-girl për të kombinuar sa më mirë këmishën tradicionale të bardhë në mungesë të inspirimit.

Mund të bëjmë një bashkim mes emërtimit këmishë pune, partnere besnike e ditëve në zyrë dhe këmishë casual, rivale e përjetshme e T-shirt formale. Në fakt, këmisha, element gjithnjë në modë i veshjes, luan në dy terren, së pari duke dhënë një qëndrim të sofistikuar me një trup të drejtë, me kravatë dhe të kopsitur deri në grykë si dhe  duke u shfaqer krejtësisht jo formale me mëngët e kthyera, pjesërisht e hapur dhe me shumë ngjyra.

Opcioni i dytë është i rrezikshëm në punë.  Zgjidhja, duhet të përshtasni aspektin relaksues të këmishës për të mos e shndërruar ditën e zakonshme të punës në një ditë mbledhje me drejtorin e madh.

Mund të zgjidhni një këmishë A.P.C me krahë të gjera, ose një model të Isabel Marant me kopast me motive zigzag, apo versioni i firmosur J.W Anderson me jakën e sheshtë, kështu që keni mundësi të gjerë zgjedhjesh.

Tek The Kooples dhe Sonia Rykiel, këmisha (gjithnjë e bardhë) feminizohet edhe më shumë me dantella apo motive të ndryshme për t’i dhënë më shumë lehtësi.

Të tjera, keni markat fast-fashion si Topshop,  Uniqlo dhe Monki, që paraqesin këmisha me ngjyra të hapura (kaki, e kuqe bordo) ose pastel me tone acide, që u rritet larmishmëria me stampime.

Pra elemente pikante që duhet të kombinohen duke ruajtur trimviratin workwear, pantallona të gjera, xhaketë dhe këpucë serioze dhe pasi përfundon dita e punës me shumë rehati mund të krijojmë një përshtatje të shpejtë verore për t’u shlodhur në një bar kafe të freskët pranë një parku apo të mbushur me gjelbërim…