KreuStil Jetese

Denada Toçe reagon për skandalin e kryetarit të bashkisë së Dibrës

Skandali i publikuar mbrëmjen e djeshme, ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune ka ngjallur një sërë reagimesh nga të ndryshmet, të njerëzve të njohur dhe të panjohur. E midis tyre dallon edhe ai i psikologes Denada Toçe, e cila shkruan në facebook: “Sa të lehtë e kemi të nxjerrim brekët e shqyera të Shukri-ut në shkop, dhe të harrojmë të gjithë vrimat shpirtërore të familjarëve që nuk po dinë ku të fusin kokën nga turpi, nga dhimbja, nga gjithçfarë ndenjash që po i kanosen në stomak, për atë që nuk e kanë bërë vetë ata. Por edhe ai që e ka bërë, ne po i turremi si demi të kuqes, a thua se i kemi zemrat e pastra dhe duart si qelibar. E mjaft tani, se e bëtë baltë. Ju media dhe kudo qofshi ju qytetarë që e kërkoni drejtësinë nga shteti, por nga uria për të gjetur ndëshkueshmëri të drejtë, turreni si të babëzitur dhe hani me gojë të madhe ç’ju del përpara. Sa mirë që ca gjëra dalin në shesh nga ju dhe kjo është pjesë e demokracisë, por kujdes me etikën, se duke u përpjekur të bëjmë të mirën me një të keqe, nuk ndryshojmë shumë nga ajo që përpiqemi të “ndëshkojmë!”

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF