KreuStil Jetese

Pedro Almodóvar dhe Kristen Stewart drithërojnë Kanën

Pedro Almodóvar konkuron për herë të katërt në Kanë me filmit “Julieta”, një histori femrash e treguar nga një mjeshtër në këtë sektor. Një histori femrash të kudondodhura, të martën më 17 maj, në shëtitoret e Kanës. Emma Suárez, “Julieta” e filmit, Adriana Ugarte, Inma Cuesta dhe Michelle Jenner.

Vitet kalojnë pa u dukur mbi Pedro Almodóvar, i pandryshueshëm nën flokët e tij gri të shkatërruara me kujdes, i fshehur mbrapa syzeve të tij të zeza të përjetshme. Një gentleman spanjoll, i thotë një intervistuesit në tapetin e kuq se “nuk është e vështirë të flasës për femrat. Ato i përkasin të njëjtit lloji njerëzor si unë dhe ti, e dinit!”.

Koeçidencë ose jo, ato u shfaqën njëkohësisht në tapetin e kuq, femrat. Barbara Palvin, Lara Stone, Petra Nemcova, Bianca Balti, Izabel Goulart, Karlie Kloss, Adriana Lima, Natasha Poly…

Kristen Stewart në solo

Pyetja, ekzistenciale, që të gjithë bënin ishte nëse Kristen Stewart do të ngjisë shkallët me Alicia Cargile, për premierën e filmit “Personal Shopper”? Në fakt, që prej të hënës, aktorja shëtiste me ishin e saj në La Croisette, fillimisht në tapetine kuq për premierën e American Honey, të Andrea Arnold, më pas në jahtin “sekret”, të ankoruar në protin e Kanës për një afetr party.

Në fakt, Kristen Stewart del në tapetine kuq veshur me Chanel dhe solo. Ajo lundron qetësisht nën tingujt Sympathy for the devilI, të Rolling Stones, para se të kalojë provën e tapetit të kuq. Dhe si një djallushe e La Croisette, ajo luan në photocall si një aktore që i ka parë të gjitha. Ajo gjithashtu bën shfaqjen e saj të tretë zyrtare, pas “Café Society”, të Woody Allen, më 11 maj, dhe “Sils Maria”, të Olivier Assayas, en 2014.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF