KreuStil Jetese

“Ferrero” mbush 70 vjeç

Kompania e famshme italiane, “Ferrero”, që me më shumë se 10 miliardë euro në vit dhe e treta në botë mes shumëkombësheve të sektorit të ëmbëlsirave dhe çokollatave, mbush 70 vjeç.

Giovanni Ferrero, që është drejtori i përgjithshëm i kompanisë, feston këtë ditë me një letër në 20 gjuhë të ndryshme të dërguar tek 40 mijë punonjësit e tij.

“Babai im Michele, besonte në mundësinë e një sipërmarrjeje në gjendje të tejkalonte kufijtë dhe të eksportonte produktet tona në të gjithë botën. Ishte një ide e guximshme… Është e pabesueshme të mendosh se sa ka evoluar kompania që prej atëhere dhe të gjithë ne mund të jemi krenarë për rolin që ‘Ferrero’ ka në treg”, shkruhet në këtë letër.

Giovanni Ferrero shikon nga e kaluara, por mendon shumë më shumë për të ardhmen e “Ferrero”-s, ai shkruan në letër se “në vitet që do të vijnë, ‘Ferrero’ ka mundësinë të arrijë në më shumë njerëz dhe tregje në të gjithë botën. Në 10 vitet e ardhshëm tregu ynë do të zhvillohet me më shumë shpejtësi se kurrë dhe sot, gjëja më e rëndësishme është të vendosim se cili do të jetë objektivi i rradhës”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF