KreuStil Jetese

29 klishe ekskluzive të Festivalit të Kanës 2016

Pas gjashtë ditësh kompeticion dhe rreth 15 shkallë të ngjitura, Festivali i Kanës ka çdo vit dozën e vetë të glamurit, konfizionit dhe mrekullimit. Momentet më të forta deri tani? Fillimisht, shtatzania e Blake Lively. Aktorja e “Café Society” parakalonte me krenari, të mërkurën më 11 maj në photocall të filmit të Woody Allen, me një fustan të kuqe të ndezur dhe një bark pak të rrumbullakosur, pak të mbuluar edhe nga rripi.

Por një moment tjetër është edhe hera e parë e Julia Roberts. Për të festuar debutimin e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, të enjten më 13 maj, pretty woman e Garry Marshall mbërriti me buzëqeshjen e saj mitike XXL dhe… këmbët zbathur, në krehët e George Clooney.

Ardhja surprizë e Amal Clooney. Pra një tjetër emër i madh që shkelte mbi këtë tapet të kuq për herë të parë, në mbrëmjen e projektimit të filmit Money Monster, i Jodie Foster. Bashkëshortja e George Clooney, 1,73 m e paharrueshme në ngjyrë të verdhë, duke krijuar panik në photocall.

Sigurisht që nuk mbetet mbrapa edhe zbulimi i Lily Rose Depp. Vajza e Vanessa Paradis dhe Johnny Depp, që kishte ardhur të prëfaqësonte La Danseuse të Stephanie Di Giusto, duke intriguar Kanën me fytyrën e saj ëngjëllor dhe shikimin si drenushë.

Në galerinë e fotove do të gjeni, në bardhë e zi, buzëqeshjen e Julia Roberts, rikthimin elegant të Ryan Gosling, fytyrëne Lily Rose Depp, glamurin e Jessica Chastain…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF