KreuStil Jetese

Bella Hadid nxeh Festivalin e Kanës

Surpriza e mbrëmjes, të mërkurën në Festivalin e Kanës, ishte Bella Hadid. Më saktë fustani i kuq shumë (tepër?) i hapur i Bella Hadid. Modelja 19 vjeçare, motra e vogël e të famshmes Gigi Hadid, parakaloi në tapetin e kuq me një veshje të firmosur Alexandre Vauthier – koleksioni pranverë verë 2016.

Kjo është një pamje “pa cipë”, por sensuale, që Bella Hadid zgjodhi për të mërkurën në mbrëmje në Festivalin e Kanës. Në tapetin e kuq të filmit “Vajza e panjohur”, e vëllezërve Dardenne, motra e Gigi Hadid zgjodhi një fustan të kuqe të thellë sikurse e shohim rrallë, i hapur deri tek beli, që vetëm linjat e saj prej top modele mundësojnë që ta veshë.

Këto çaste janë gjithashtu pjesë e magjisë së Kanës. Sublime, e guximshme, e nxehtë, sensuale, “skandaloze”, për sa i përket fjalëve të gjithë hezitojnë cilat të zgjedhin për californian girl, vajzë e promovuesit shumë të pasur të pronave të patundshme, Mohamed Hadid.

Por krijimi, i firmosur Alexandre Vauthier, bëri menjëherë boom në La Croisette, të pranishmit ishin krejtësisht të hipnotizuar nga gjatësia dhe hijeshia e vajzës së re. Një gjë është e sigurt, për Festivalin e parë të Kanës, Bella Hadid ka lënë gjurmë dhe ky çast vetëm këmbë dhe mëndafsh do të mbetet në ngjarjet e La Croisette.

Pranë 4,4 milionë abonentëve të saj në Instagram, ajo luan për ditë rolin e një femre influente. Në kopertinën e edicionit amerikan të “Elle”, javën e kaluar, ajo kishte nëntitullin “Super family, Super Boyfriend, Super model!”. Për pas kësaj mbrëmje mund të shtojmë edhe “Super sexy”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF