KreuStil Jetese

Prapaskenat, kur pozonin modelet e viteve ‘90

Vitet e fundit është krijuar një trend i ri i modeleve, duke evidentuar disa prej tyre mes të tjerave. Edhe në javët e modës, të cilat mbahen në të gjithë botën, tashmë është krijuar ideja se cilat mund të jenë imazhet për një sfilatë të caktuar. Sigurisht bëhet fjalë për modelet më të preferuara dhe të komentuara në këtë industri gjigande, ku nuk mund të mungojnë mes të tjerave edhe emrat kaq të lakuar si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, dy nga supermodelet më “in” të momentet.
Por paralelisht me këto prurje të reja në këtë fushë, është gjithmonë nostalgji të risjellësh në kujtesë emrat dhe portretet e modeleve që dikur ishin po kaq të kërkuara. Në galerinë e fotove më poshtë, ne do të sjellim disa momente nga prapaskenat e modeleve te viteve ’90.

Burimi: Harper’s Bazaar

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF