KreuStil Jetese

Festivali i Kanës: Ato modele që eklipsojnë aktoret!

Nëse aktoret vinë në Kanë plot madhështi për të mbrojtur filmat e tyre, disa yje të tjera tërheqin gjithashtu vëmendje në tapetin e kuq të Festivalit. Sikur të dala nga ëndërrat dhe fotozhenike në maksimum, modelet tërheqin vëmdjen në La Croisette. Në atë pikë që shpesh fotografitë shkrepin edhe më shumë kur ato kalojnë.

Sigurisht, ekipi i supermodeleve, muza të L’Oréal Paris, markë partnere e këtij evenimenti, është aty për një detyrë. Por modelet ikonike si Kate Moss, apo ato që kanë miliona fansa në Instagram si Kendall Jenner kanë ardhur gjithashtu në Kanë, sepe është në La Croisette që për një javë rreh zemra e gjithë planetit.

Ndonëse ato nuk janë mësuar të luajnë para kamerave, modelet dinë më mirë se kushdo të pozojnë para fotografëve. Modelet e pranishme në Kanë përfitojnë dhe abuzojnë nga mënyrat e tyre të pandalshme për të qenë në maksimum në “red carpet”.

Kendall Jenner, Natasha Poly dhe Daria Strokous e luajnë lojën në perfeksion. Ndërsa Bella Hadid, Barbara Palvin apo Lily Donaldson, ndezin La Croisette me fustane që kanë një dekolte të zgjedhur mirë për këtë okazion.

Përfundimisht, duket se këtë vit, modelet e kanë lënë me fjalë duke përdorur teknikën e lojës së këmbëve. Me fustane të hapura me hijeshi, Kate Moss, Toni Garrn dhe Karlie Kloss provuan këtë vit se aktoret nuk kanë monopolin e glamurit në Kanë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF