Kur imagjinojmë një vepër të Shekspirit shpesh mendojmë për kostumet e veçanta të asaj kohe dhe një kastë aktorësh kryesisht meshkuj, por këtë radhë është përmbysur hierarkia, qoftë e aktorëve, qoftë e veshjeve. Në parkun e madh të Nju Jorkut është zhvilluar një prej veprave të Shekspirit quajtur “Stuhia”, krejt ndryshe nga zakonisht. Aktoret kanë qenë tërësisht të zhveshura gjatë performancës duke lënë gojëhapur kritikët. Nudizmi i plotë është i ndaluar me ligj në shtetin e Nju Jorkut, por nëse bëhet në emër të artit mund të lejohet. Trupa që performoi këtë vepër të veçantë është pjesë e shoqatës “The Outdoor Co-ed Topless Pulp Fiction Appreciation Society”.



















