KreuArt

Piktura gjigante e Basquiat shitet për një vlerë rekord prej 57,2 milionë dollarë

Një pikturë gjigante e Jean Michel Basquiat u shit dje për një vlerë prej 57,285 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizaur nga kompania Christie’s në New York, një rekord për artistin.

Rekordi i mëparshëm për amerikanin ishte vendosur në maj 2013 me shitjen e “Dustheads” për 48,8 milionë dollarë.

Kjo pikturë, pa titull, e realizuar në vitin 1982 në Modena në Itali dhe është 2,38 metra e lartë dhe pesë metra e gjatë, u ble nga një klient aziatik identiteti i të cilit nuk është publikuar.

Në pikturë paraqitet protreti i artistit si djall, në mes të bojrash që rrjedhin.

Për Brett Gorvy, përgjegjëse e pasluftës dhe artit bashkëkohor, piktura është një nga tre veprat më të mëdha të piktorit me orgjinë nga Brooklyn.

Në sallë u dëgjuan brohoritje kur u kalua niveli i 50 milionë dollarëve nga piktura e Basquiat dhe më pas duartrokitje përshëndetën goditjet me çekiç që mbyllën shitjen.

Ky rekord i dha Christie’s pak frymë në një mbrëmje gjatë të cilës shumica e produkteve mezi ka kaluar shumën minimale të vlerësimit.

Kjo pikturë që i dedikohet artit modern bie gjithashtu në kontrast me shitjen e skultpurës “L’Eternel Printemps” të artistit francez Auguste Rodin që hapi me madhështi ankandin e prenverës në New York.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF