Venera Lumani është një nga backvocal-istet që do të shoqërojë performancën e Eneda Tarifës në Eurosong, së bashku me Besa Krasniqin dhe Xhoni Jeskun.
Në një intervistë për Bordo.al, këngëtarja Venera Lumani nga Stokholm, tregon të gjitha emocionet e provës së parë në skenën e Eurosong dhe tregon sesa e rëndësishme është kjo eksperiencë për të.
Jeni një nga backvocal-istet që do të shoqëroni performancën e EnedaTarifës në Eurosong. Si u përzgjodhët për të qenë pjesë e këtij eventi muzikor kaq të rëndësishëm?
Përzgjedhja u bë nga Eneda në veçanti dhe i gjithë stafi artistik në përgjithësi.
Çfarë do të thotë për ju të ngjiteni në skenën e Eurovision 2016?
Është eksperiencë dhe shkollë e vërtetë, po mundohem të mësoj dhe të koncentrohem në çdo gjë.
A e keni aspiruar këtë skenë dhe do të dëshironi të ktheheni përsëri si përfaqësuese e Shqipërisë?
Hmmmm…tani që e preka atë skenë dhe që po e përjetoj, po më shtohet dëshira akoma më shumë që një ditë të kem fatin të jem unë në mes të saj (qesh).
Pavarësisht se ju nuk jeni në front të parë të këtij festivali, çfarë pritshmërie ka Venera?
Uroj të dalim në finale dhe të bëjmë më të mirën për Enedën dhe vendin tonë.
Si shkoi për ju prova e parë? Çfarë ndjesie përjetuat?
Ishte magji e gjitha, skenë e madhe, njerëz profesionistë që kujdesen deri në detajet më të vogla për ne dhe duhet të them se edhe prova shkoj përtej pritshmërive tona. Super! Eneda është artiste.
Sa i përket imazhit kush do të kujdeset për ju në natën e Festivalit?
Bora Kokëdhima ka punuar me shumë perkushtim për tapetin e kuq dhe performancat. Një punë e mrekullueshme nga ana e asaj.
Keni emocione?
Kam emocione. Të gjithë kemi, por unë për vete mezi pres të dal në atë skenë smile (qesh).



















