Festivali i Kanës është kthyer këto ditë në vëmendjen kryesore të mediave botërore. Sigurisht as mediat tona nuk mund të rrinin pa shkruar, sidomos kur disa nga personazhet shqiptarë që “prodhojnë” më shumë zhurmë kanë qenë pjesëmarrës. Një ndër ishte edhe këngëtarja Bleona Qereti. Por përpos paraqitjes së saj të kuruar dhe elegante, ajo çka u komentua shumë ishte fakti që Bleona gjatë kohës që performoi në mbrëmjen e bamirësisë në Kanë kishte veshur të njëjtin fustan që mbante veshur në një koncert 4 vite më parë. Por pas këtyre lajmeve, këngëtarja e ka një shpjegim. Me anë të një statusi ku falenderon të gjithë grupin që punoi për daljen e saj në skenë, ajo sqaron edhe të vërtetën e fustanit.
“Për të gjithë qelbësirat, injorantë, negativë me 150 mijë lekë rrogë mujore që më bëjnë mua “llogaritë”, pse e kam veshur të njëjtën veshje ku kam argëtuar “disa biznesmenë” në Kanë.
Sqarim: 1. Ata biznesmenë quhen cinemoi. 2. Ishte një event bamirësie, nuk ishte event argëtimi. 3. Evente argëtimi bëni ju që të mbani vendin e punës, jo unë. Kështu që “punoni fort” këtë muaj duke shkruar sa më shumë idiotësira që të justifikoni injorancën tuaj. 4. Veshja pas performancës i është dhuruar cinemoi për t’u shitur në ankand në mënyrë që të ndihmojmë sa më shumë fëmijë. Dhe ky koncert është pikërisht dokumentimi si rri ky korset në trup.”, përfundon Bleona.

“Sfilata” e Angela Martini në Kanë!








Kështu “luan” Olta Gixhari


Çiljeta dhe Alban Hoxha, puthje online

Bella Hadid pa të brendshme në Kanë



Kush ia ka hipur Lorik Canës?




