KreuCelebrity

Dafini Zeqiri shpërthen në lotë gjatë emisionit dhe flet për lidhjen me nënën

Dafina Zeqiri ka shpërthyer në lotë gjatë një emsioni ku ishte ftuar. Ylli kosovar ishte pjesë e emisionit “1 kafe me Labin”, pas një pauze të gjatë në intervista. Dafina është rikthyer në Kosovë e me këtë rast ka dhënë një intervistë ekskluzive në Rtv21, shkruan lajmi. Labi e ka hapur temën e vdekjes së nënës së motrave Ismaili, duke e lidhur pjesën kur Dafina u ka shprehur ngushëllime Zanfinës dhe Adelinës, pas një kohe të gjatë kur ato nuk kishin ndonjë komunikim mes vete. Dafina është prekur shumë nga kjo temë duke treguar anën e saj të ndjeshme në lidhje me nënën e saj, ka shpërthyer në lot. Ajo ka sqaruar se me Zanfinën nuk është e vërtetë se nuk flet më, thjeshtë janë shkëputur pa ndonjë arsye ose “sherr”. Këngëtarja ka shprehur përsëri ngushëllimet për Monën publikisht dhe tregon sa e lidhur është ajo me nënën e saj dhe se e kupton dhimbjen e motrave Ismaili, pasi edhe Dafina po përballet me disa operacione që nëna e saj i është nënshtruar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF