Kjo është një nga pyetjet e shumta që ngrenë, Maëlle Brun dhe Amelle Zaïd në biografinë e tyre që i dedikohet aktorit, George Clooney, një ambicje sekrete.
Prej më shumë se 20 vite, George Clooney pa dyshim që bën pjesë në aktorët më të pushtetshëm të Hollywood. Por kur do ta shtrijë influencën e tij përtej artit të shtatë, ashtu si Ronald Reagan në kohën e tij? Këtë pyetje ngrenë gazetarët Maëlle Brun dhe Amelle Zaïd në librin e tyre, George Clooney, një ambicje sekrete, që do të botohet më 23 qershor.
Personalitet i telenovelave (do të mishërojë të famshmin Dr Ross në serialin Urgences), kinemasë (Ocean’s Eleven, Burn After Reading, Monuments Men…) dhe i reklamave (What Else?), George Clooney nuk është më pak njeri i pushtetit. Këtë e dëshmojnë angazhimet e tij pro Darfurit, për viktimat e katastrofave natyrale dhe terrorizmit.
Në mbështetje të këtyre luftërave, aktori ka takuar më të mëdhenjtë, Barack Obama dhe Angela Merkel. Përpiqet që të përgatisë edhe ai një mandat elektoral? Ikona e kinemasë e ka mohuar gjithnjë. Por martesa e tij e fundit me Amal Alamuddin, një avokate libano-britanike, mund të lërë të mendohet e kundrëta. Vetëm nëse bëhet fjalë për dashuri?
Një tjetër pyetje e ngritur nga dy gazetarët, ajo e homoseksualitetit të dyshuar të aktorit. Nëse unioni i tij gjithnjë me femra tërheqëse i zhduk dyshimet, fqinjët e yllit përmendin regullisht praninë e një farë Waldo Sanchez në rrethin e tij. Ky berber joshës e ndjek George Clooney në shumë prej udhëtimeve të tij. I kujdesshëm për një model flokësh perfekt apo një shok në hije? Enigma Cllonney vazhdon…

Ja kujt ia dedikoi golat Armando Sadiku








Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi


