Kostumi i mërzitshëm i punës ju ka ardhur në maj të hundës? Por kur dilni për qejfin tuaj dëshironi të vazhdoni të keni një farë serioziteti në veshje? Më poshtë do të gjeni shtatë kombinime fantastike që mund t’i bëni xhaketave.
Kuq e zi
Ju keni dy ëndrra, atë që të shkëlqeni në mbrëmjet ku shkoni si dhe kombëtaren. Moda më në fund është në lartësinë e ambicjeve tuaja, kombinimi i një bluze polo sportive nejloni me zinxhir dhe një xhaketë shik për të pasur një nga kombinimet më shik të momentit.
Bukurosh
Nuk mjafton një shikim që të këput dhe një buzëqeshje “Colgate” për të joshur borgjezinë bohem të kryeqytetit. Këtë herë duhet të vishni sjelljet e princit, me shenja mode mbretërore. Një xhaktë blu monrakike, kravatë të stilizuar me finesë dhe një shami xhepi pompoze. Jini pak mashtrues.
Luftë dhe paqe
Kishit menduar ndonjëherë për modelin oficer të përshtatur me modën aktuale? Fillimisht zgjidhni ato ngjyra që i japin hijeshi pamjes suaj dhe do të godasë mbi vajzën që i jeni qepur nga pas. Posht një xhakete kostumi vishni pantallona oficeri marine, pak të shkrtra që lenë kyçin e këmbës të dalë.Duke u bërë një pirat zemrash.
Në kërkim të kohës së humbur
Është më e fortë se ju, çdo here që vishni bluzën polo me motive kurabi ju i thoni vetes se nesër do të filloni sportin.
Gatsby i mrekullueshem
Xhaketë me kuadrata si princ i Uellsit mbi një këmishë denim, xhinse bojë qumështi, këmbët zbathur në këpucë kamoshi, shami xhepi dhe syze për më shumë kombinim, asgjë nuk është shumë kur përpiqesh të arrish të jashtëzkonshmen.
Las Vegas
Të vishesh me frymëzimin e ëndërrës amerikane, duhet të fillosh nga një xhaketë xhins, bluzë sportive, kravatë stil preppy dhe syze vezake që japin një pamje rinore të garantuar.



George Clooney, Reagan i ri?

Ja kujt ia dedikoi golat Armando Sadiku








Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016
