Kombëtarja shqiptare u eleminua zyrtarisht pas ndjeshjes së djeshme Hungari-Portugali, e cila përfundoi barazim. Por përtej këtij fakti, të gjithë lojtarët e Kombëtares kanë gjetur rastin të falenderojnë tifozat kuq e zi për mbështetjen e dhënë në këto tre ndjeshje.
Nga Lorik Cana tek Andi Lila, ja çfarë kanë shkruar ata:
Lorik Cana
Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë! Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtareje dhe të luaj me këta djem! Faleminderit për gjithçka… O sa mirë me qenë shqiptar.
Ansi Agolli
E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim, Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, grintë, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”
Andi Lila
Një ndjenjë e papërshkrueshme, një kombëtare unike, një ëndërr e bërë realitet, një fitore shkruan histori. Faleminderit tifozët më të mirë në botë… O sa mirë me qenë shqiptare!”

George Clooney, Reagan i ri?

Ja kujt ia dedikoi golat Armando Sadiku








Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi

