Dolce&Gabbana hap zyrtarisht nga Londra stinën e festave

Po ju tregojmë natën speciale londineze dedikuar modës dhe koleksioneve të Krishtlindjeve, firmosur nga dy stilistët italianë.

Të enjten në mbrëmje reparti i ushqimit në Departamentin Harrods, në zemër të Knightsbridge, hapi dyert e veta në mënyrën më të jashtëzakonshme për të organizuar një listë të ftuarish me yje për dy orë rresht. Arsyeja? Dielli në mbrëmjen e Londrës. Prezantimi i koleksioneve të reja të Dolce & Gabbana në shitje në dyqanet me rastin e Krishtlindjeve.

Mes veshjeve me lule të stolisura me kurorë trëndafili, peliçe oversize dhe shumëngjyrëshe, të kombinuara me bizhuteritë dhe kapëset e çmuara, veshjet e mëndafshit dhe satenit, fustane me dantellë dhe lidhëse, bluza gjeometrike, xhaketa të vogla të zbukuruara dhe  pellushë të gjatë me mesazhe dashurie del në skenë e gjithë magjia e modës italiane . Dhe ky është një triumf i luleve, pasqyrave, teminave e xixave.

Kështu për  Dolce&Gabbana gruaja edhe njëherë bëhet mbretëreshë, që në të gjithë feminilitetin e saj vishet me fustane të çmuara dhe vë me krenari një kurorë sipër kokës, me lule ose prej ari që shkëlqen.

 

Burri, nga ana tjetër, mbetet një zotëri bashkëkohor, i ndarë në mes të një jete zbavitëse dhe angazhimeve formale, midis xhaketave të betejës, xhinseve të grisura, veshjeve të kafshëve, deri te propozimet më elegante të xhaketave dopiopetë dhe shumë ora xhepi.

 

Në pasarelë pastaj nuk mund të ishin modele të zakonshme. Mes emrave më të mëdhenj të shoqërisë së lartë britanike dhe finikërisë angleze ishin edhe Isabel Getty, mbesa e manjatiti të famshëm,  Anna Percy, artiste e lidhur me Dukën e Nurthmberland, Lady Kitty Spencer (foto më sipër), vajza e Çarlsit, Olivia Banks, Amber Le Bon, Pixie Lott, Jack Guinness dhe Sascha Bailey, bir i Davidit.

Dhe që Stefano dhe Domenico e donin lidhjen Londër + Harrods e dinim prej kohësh, por këtë herë, me atmosferën magjike të Krishtlindjes që po vjen, ata e kaluan imagjinatën duke krijuar një ëndërr.

Duke filluar nga dyqanet, ku protagonistët janë maskota ikonike të pellushit të kafshëve të dy projektuesve, një paralelizëm i qartë me traditën e lashtë të teatrit të kukullave të Siçilisë së tyre të dashur.

Dy kukulla imitojnë fëmijët e vegjël që argëtohen në rrotullame, ose në një disko, orëndreqës që riparojnë copëza antike, stilistë të veshur në një laborator rrobaqepësie, krijues parfumesh dhe aromat në një laborator nuhatës, kuzhinierë në kuzhinë .

 

Jo shumë larg, përpara hyrjes së Hans Crescent në derën nr.5, është pema tradicionale, e cila u ndez të enjeten në mbrëmje për herë të parë, e ndriçuar me një stil që kujton ndriçimet e shenjtorit mbrojtës të Italisë jugore . Baza tetëkëndësh, kujton formën dhe dekorimin e shkallëve tipike siçiliane.

Duke hyrë në dyqan udhëtimi vazhdon, si në katin përdhes në departamentin e luksit, ku u krijua një dyqan i posaçëm dedikuar bizhuterisë së lartë (fotografia më sipër), dhe në katin e katërt ku edhe siç pritej tregu i vërtetë italian gastronomik i vendit, duke përfshirë karroca, raftet (foto poshtë).

Këtu, deri më 28 dhjetor,  do të jetë një seri produktesh nga universi Dolce & Gabbana, nga veshjet për fëmijë te lodrat, tek elektroshtëpiaket, në librin “Millennials, The New Reinassence” kushtuar punës së stilistëve të kohëve të fundit së bashku me gjeneratën e re , deri në një koleksion të makaronave të veçanta të bëra nga historiku Pastificio di Martino dhe një seri aksesorësh me shkronjat “DG Loves London”. Sigurisht, çfarë tjetër?

Previous ArticleNext Article