Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë,
Anduel Xhindi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij.
Festimet kanë nisur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se do të vijojnë përgjatë gjithë javës, për të kulmuar mbrëmjen e së dielës. Deputeti 30-vjeçar do të organizojë kështu një dasmë tradicionale dhe ka nisur festimet me kolegët e tij deputetë, ministra të PS-së dhe zyrtarë të tjerë të tjerë të kësaj partie.
Nga fotot e shkrepura dhe të publikuara nga fotografi zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë Agim Rama, ne festime shihen të ftuar teksa kërcejnë edhe emra të njohur si kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Sonila Qato, deputetët Taulant Balla, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Elisa Spiropali, Tom Doshi, etj.
Anduel Xhindi që prej nëntorit 2011 mban postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Fierit. Ai është djali i ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, të ekzekutuar përpara shtëpisë së tij në vitin 2009.











Martohet Rona Nishliu; ja si duket nuse




Kelvi Kadilli: Ëndrra ime vazhdon


Rreperi 26-vjeçar vdes nga overdoza!


