Serena Williams dhe debati me arbitrin në finale e Us open , ka ndarë opinionet e teleshikuesve, ku shumë përdorues të rrjetit social Twitter e quajnë atë “të pahijshme” por fansat e saj këmbëngulin se ajo thjesht po i dilte në mbrojtje vetes së saj.
Williams akuzoi Carlos Ramos se ishte ‘një hajdut’ pasi e kritikoi ashpër atë që i dha një pikë konkurrentes së saj Naomi Osaka pasi ajo mori udhëzime nga trajneri i saj. I gjithë ky shpërthim bëri që lojën ta fitonte Osaka, e cila fitoi 6-2, 6-4.
Mark Ziegler shkroi në Twiter: “Serena Williams vazhdonte ti thoshte arbitrit: ‘Ti më detyrohesh një falje. Thuaj më fal.’ Po sikur Serena ti kërkojë falje Naomi Osakës e cila u rrit duke patur atë si idhull, që ajo i shkatërroi momentin e saj?”
Basket Tennis shkroi: ‘Tenisi nuk e meriton këtë turp. Ramos nuk e meritonte këtë. Turneu nuk e meritonte këtë. @Naomi_Osaka nuk e meritonte këtë. Ajo madje nuk mundi as ta gëzonte arritjen më të madhe të jetës së saj. Serena William është një turp për këtë sport.’
Dave Williams tha: ‘Ai ishte trajnim…. Ajo duhet ta kapërcente atë dhe të ruante qetësinëduke ditur se dënimet vetëm do të përkeqësoheshin.’
Një tjetër përdorues tha: “Shpresoj se Serena do ti kërkojë falje të gjithë botës së tenisit. Trajneri i saj e ka pranuar tashmë se vetëm po trajnonte.’
Por mbështetësit e Serenës i dolën asaj në mbrojtje duke thënë se ajo vetëm po vetëmbrohej.
‘”Më lini ta kuptoj këtë mirë: Serena Williams shfaqi emocionet e saj gjatë një loje dhe mbrojti veten e saj dhe më pas u përshkrua sikur pati ‘një shpërthim inati’.”
Trajneri i saj Patrick Mouratoglu i doli gjithashtu në mbrojtje duke shkruar në mënyrë sarkastike: ‘Ylli i shfaqjes u bë përsëri arbitri.’Problemet filluan kur trajneri i saj u njoftua për sinjalet me dorë që po jepte dhe që ishin të paligjshme dhe më pas kur ajo përplasi raketën e saj të tenisit në tokë dhe u thye gjë për të cilën ajo mori 1 pikë penallti.Ajo e ofendoi vazhdimisht arbiitrin duke e quajtur hajdut dhe gënjeshtar dhe madje I kërkoi atij që ti kërkonte asaj falje.
i gjithë ky incident ngjasonte me humbjen e kontrollit të Ëilliams në 2009-ën kur kërcënoi gjyqtarin se do ti fuste një top në fyt.
Burimi/Dailymail













Martohet Rona Nishliu; ja si duket nuse




Kelvi Kadilli: Ëndrra ime vazhdon


Rreperi 26-vjeçar vdes nga overdoza!
