Mbrëmja e së shtunës kishte rezervuar një surprizë të pakëndshme për nëna Sanon e cila kishte ardhur në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar të bijën që nuk e shihte prej 10 vitesh.
Nëna Sano ndau me publikun historinë e saj të dhimbshme duke treguar se ishte arratisur në moshën 14-vjeçare me ish-bashkëshortin Halitin kundër dëshirës së familjes dhe nga kjo dashuri kishin ardhur në jetë 4 fëmijë. Por lumturia nuk do të zgjaste shumë sepse Sano zbuloi asokohe se bashkëshorti i saj, Haliti kishte dy fëmijë me një grua tjetër. Për këtë arsye mes çiftit kishin lindur shumë konflikte dhe si përfundim Haliti me Sanon ishin ndarë.
Por jeta dhe vështirësitë ekonomike e kishin detyruar nëna Sanon të martohen sërish, zgjedhje kjo që nuk ishte mirëpritur dhe aprovuar nga fëmijët e saj duke bërë që vajza e saj Mira të mos pranojë ta shoh që prej 10 vitesh.
Kjo ishte dhe arsyeja se përse nëna Sano që jetonte prej kohësh në Shtëpinë e të Moshuarve kishte thirrur në program të bijën përt’i kërkuar falje për vendimet e marra pa e ditur se vajza e saj Mira refuzuar ftesën e programit “Dua të të bëj të lumtur” duke sjell kështu trishtim dhe hidhërim te nëna Sano.