KreuStil Jetese

Brad Pitt po del me njërën prej femrave më të bukura të botës

Brad Pitt po frekuentohet prej pak kohësh me aktoren Charlize Theron, e cila është konsideruar shpesh si njëra prej femrave më të bukura të botës.

Dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Angelina Jolie mësohet se 55-vjeçari ka nisur një romancë me 43-vjeçaren Theron.

Ajo që shkruajnë mediat është se Pitt dhe Theron janë njohur dhe prezantuar me njëri-tjetrin nga Sean Penn, ish-partneri i aktores 43-vjeçare dhe pasi mbetën miq për disa kohë, gjërat mes tyre kanë evoluar. Sipas “The Sun” dyshja është parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjeteit këtë muaj dhe burimet pretendojnë se ata janë çifti më i ri në Hollywood.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF