Fjalët për modelen nuk paskan dalë kot: “Kam qenë në lidhje me Robert Berishën“!

Kur u spekulua para pak kohësh se ishte në një lidhje me modelen Jess Kadiu, Robert Berisha nxitoi ta përgënjeshtronte. Por tani, është ajo vetë që pohon se në fakt, marrëdhënia e tyre kishte shkuar përtej miqësisë dhe një projekti të përbashkët muzikor.

“Po është e vërtetë që kam qenë në një lidhje me Robert Berishën. Nuk e di pse duhet të fshihet sikur kemi bërë ndonjë krim. Unë personalisht mendoj se ka një diferencë të madhe midis të mbajturit një marrëdhënie private apo sekret. Jam dakort që gjerat në një lidhje të jenë private, por unë nuk mund të jem me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithmonë do të ngacmojnë dhe do të duan të bëjnë me faj. Është diçka që nuk mund ta ndalosh. Figurat publike harrojnë se dhe ata gjithashtu janë njerëz dhe kanë nevojë për dashuri, edhe ata bëjnë gabime si çdo njeri tjetër. Kemi vetëm një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk është e sigurt, por unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta po gaboj me këtë gje, por nuk më intereson. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Unë jam kush jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur nga askush. Robert faleminderit për gjithë dashurinë që më ke dhënë vitin e kaluar dhe do doja që gjërat të kishin qenë ndryshe për ne. Kjo mënyre jetese prish shumë gjëra të bukura dhe kënaqësi në jetë. Shpresoj që gjërat një ditë të ndryshojnë dhe të jemi sërish bashkë. Edhe nëse nuk ka qenë e thënë të jemi bashkë, unë të uroj vetëm më të mirat. Të dua tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar modelja në ‘Instastory’.

 Ajo theksoi ndërkohë se nuk është arsyeja e ndarjes së tyre, dhe pretendon se lidhja me Robertin ka ndodhur pasi ai dhe Nora i kishin dhënë fund martesës.

Roberti, ende nuk ka reaguar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article