KreuCelebrity

3 zonat e kuqe të Covid 19 në Tiranë, ja ku është sot rreziku më i madh!

Shumë vende të Europës po përballen me valën e dytë të koronavirusit, dhe në Shqipëri gjithashtu shifrat janë shtuar me ftohjen e motit. Tirana vazhdon të mbetet qyteti me më shumë raste. 3 janë zonat më të rrezikuara, e pohuar dhe nga epidemiologu Rexhep Muja gjatë takimit me ministren e shëndetësisë: zona e ish-Bllokut, Astiri dhe Kombinati janë vatrat më të nxehta të infeksionit në kryeqytet.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin etj”, tha Muja. Këto janë zona me popullsi të dendur, por ndërkohë frekuentohen dhe nga shumë të rinj që nuk mbajnë maskë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF