KreuCelebrity

I thjeshtë dhe shumë tingëllues, Ezel zgjedh emrin e vecantë për vajzën që mezi po e pret!

Kenan Imirzalioglu, aktori i njohur turk të cilin publiku shqiptar e identifikon më shumë si “Ezeli”, do të bëhet shpejt baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në muajin e fundit të shtatzanisë. Cifti po e pret me padurim ardhjen e saj në jetë.

Përpara pak kohësh qarkulloi lajmi se vetëm për dhomën e vogëlushes, të cilën partnerja e arredoi krejtësisht në rozë, Kenan dha 40 mijë lira turke. Tani flitet se emrin e vajzës e kanë zgjedhur tashmë. Ata duan ta quajnë Lalin, një emër i thjeshtë, por mjaft tingëllues dhe i vecantë.

Lalin është një emër i vjetër që mendohet se origjinën e ka turke, arabe dhe perse. Në secilën prej këtyre gjuhëve ka kuptim specifik, por mendohet se praktikisht do të thotë “e kuqe e ndezur” ose “e kuqe rubini”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF