Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID-19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Kasem Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2018, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.