Koronavirusi nuk e ndaloi dasmën e saj: Hueyda El Saied tha “Po”!

 

Koronavirusi mund të ketë shtyrë shumë plane nusërie, por jo ato të Hueyda El Saied. Balerina aq e dashur për publikun shqiptar ka lidhur kurorë me partnerin e saj ( i cili, duhet ta themi, e adhuron)!! Në një intervistë për revistën Who, Hueyda, që ndryshe nga mjaft të tjerë e mbylli vitin pikërisht ashtu sic deshi, si nuse, rrëfeu se kishte pasur një dasmë minimaliste, por te mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim.

“Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, së bashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg”, u shpreh ajo.

Previous Article