Ups, Papa e bën përsëri! Nga Instagrami I tij, i bëhet “like” fotos provokuese!

C`po ndodh me Instagramin e Papës?? Ati i Shenjtë po akuzohet sërish se nga profili i tij është pëlqyer një tjetër foto provokuese, dhe rrjetet sociale “u tërbuan”!  “Hej kjo jam unë”, shkroi Margot Foxx dhe publikoi një screenshot ku shihej se llogaria e saj ishte kontrolluar nga Papa Francesku e i ishte bërë një “like”, ndërkohë që vajza shfaqej aty me një trupore të ngushtë provokuese.

Vetë disa javë më parë bëri bujë të madhe lajmi se Papa, ose më saktë profili i tij ku dikush është e qartë se po ndërhyn, pëlqente një foto “hot” të modeles 27 vjecare Natalia Garibotto. Paskësaj, Vatikani i kërkoi shpjegime Instagramit se si ka mundësi që llogaria e Papës kishte bërë “like” në foton e modeles braziliane, duke përjashtuar mundësinë që ai “like” vinte nga Selia e Shenjtë.

Previous ArticleNext Article