“Dashuria e parë dhe e fundit”, këngëtari shqiptar bën dedikimin prekës!

Përgjithësisht, përpiqet që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së medias. Por edhe Ardian Bujupi nuk duron dot pa e bërë ndonjë postim familjar, dhe i fundit ishte për të ëmën. Këngëtari i bën asaj një dedikim vërtet të bukur. Në një foto nga një video call me të, Ardiani shkruan: “ Dashuria ime e parë dhe e fundit!”

Autori i hitit “Juliet” u komentua shumë këtë verë  për një lidhje të shumëpërfolur me modelen Sabrine Khan.

Pohimet e tij te “Shiko kush luan”, ku u pyet sesi e ka emrin Zhulieta e tij dhe tha “Sabrine”, u morën për të mirëqëna se bëhej fjalë për të dashurën e tij, por ai shpjegoi se ishte e kundërta. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të përfunduar dhe që duket se i përket të shkuarës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article