Bark që rrumbullakoset dita ditës veshue me fustane të ngushta dhe bluza të hapura: Duket se materialet e Emily Ratajkowski i qëndrojnë besnike stilit të saj. Në fakt, ajo nuk e humb zakonin për të treguar trupin e saj, edhe tani që fiziku i daj është skalitur nga kthesat e ëmbla të mëmësisë.
Super modelja teksa pret të njihet me bebushin e saj ndjek me besnikëri tendencat e modës, siç është kthimi i pantallonave me bel të ulët dhe xhinse të ngjitura pas trupit që tregojnë kurbën e plotë të ‘shtëpisë’ së bebes. Pa asnjë kompleks a besëytni Emily nuk ka nguruar të mbajë krejt zbuluar barkun e rrumbullkosur teksa ecën rrugëve të New York.
Për mamat në pritje, më poshtë sjellim disa ide veshjesh frymëzuar nga supermodelja e famshme.