“Artur Restorant” një copëz qetësie për të krijuar momentet perfekte!

Nuk ka rëndësi nëse dëshiron të konsumosh një drekë në kryeqytet pa patur nevojë fare t’i hipësh makinës; apo nëse kërkon të shkundësh stresin e rutinën e një jave pune teksa thith Jodin e bregdetit të Durrësit!

Të dyja këto ‘skenare’ kanë një emërues të përbashkët; ‘Artur Restorant ‘. Falë kuzhinierëve krijues dhe vizionarë, ndikimeve të panumërta kulturore (shefat e kuzhinës kanë jetuar dhe punuar në Itali) dhe një bujarie të pabesueshme natyrore, ushqimi në këto dy restorante është po aq emocionues dhe i larmishëm sa vetë natyra shqiptare.

Në fakt, ka kaq shumë ushqim të mirë këtu sa jo më kot shumë prej emravve të njohur të shoëbiz-it shqiptar ja kanë besuar shefave të ‘Artur Restorant’ shqisën e shijes së mirë.

Me një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e sipërmarrje së restoranteve, drejtuesit e këtij oazi shije e dinë mirë si gdhendet e merr formë një histori suksesi, dhe ata që e kanë vizituar të paktën një herë ‘Arturin’ e dinë mirë për çfarë po flasim.

Përndryshe; shihemi tek vendi! Në Tiranë apo Durrës, varet nga oreksi!

Previous ArticleNext Article