Fëmija poston një ‘tweet’ të pakuptimtë nga llogaria e agjensisë nukleare të Amerikës

Një fëmijë i vogël padashur shkaktoi konfuzion gjatë fundjavës duke postuar një ‘tweet’ të pakuptimte në llogarinë zyrtare të Komandës Strategjike të SH.B.A.

Agjencia është përgjegjëse për ruajtjen e armëve bërthamore të Amerikës. Disa përdorues të mediave sociale kishin frikë se llogaria mund të ishte hakuar. Por që atëherë është zbuluar se një anëtar i vogel i familjes së menaxherit të medias sociale të llogarisë ishte përgjegjës për postimin , “; l ;; gmlxzssaw“, i cili më pas u fshi brenda disa minutash.

Screenshot of the tweet

Një zëdhënës gjithashtu konfirmoi se sugjerimet që llogaria ishte hakuar ishin false. “Absolutisht asgjë e keqe nuk ndodhi,” shtoi deklarata.

Previous Article