Lori Hoxha dhuron një palë sandale fringo të reja, ç`duhet të bëni për “t`i merituar”!

Trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Lori Hoxha njihet tashmë vec të tjerash edhe për veshjet  e bukura e të shtrenjta. Ndaj kur del dhe shkruan në Instagram se po dhuon një palë sandale fringo të reja, epo, sikur të bën të mendohesh një cikë! Duhet të jetë fjala për dicka mjaft të mirë! Në fakt, flitet për një palë sandale të cilat i kishte porositur për një set fotografik, por nuk erdhën në kohë. Sqarimin, Lori e bën në postim. “Po i dhuroj këto. Thjesht sepse nuk arritën të përdoreshin për qëllimin e caktuar, por njërës prej jush mund t’i duken bukur. Numri 36, janë shumë të parehatshme. Nëse i do, thjesht komento dhe do zgjedh një nga ju nesër. Oh duhet të më ndjekësh mua që të jetë e drejtë”- ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Previous ArticleNext Article