Bashkimi Evropian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë!

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën, më 16 qershor, të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.

Previous ArticleNext Article