KreuFashion

Pierre Cardin, edhe ty të shkon! 

Pierre Cardin është marka e klasit të lartë në industrinë e arredimit dhe ofruesja ekskluzive e tapeteve dhe sixhadeve artizanale unike në Shqipëri. Prej vitesh Pierre Cardin është simbol i komfortit, elegancës dhe dizajnit që frymëzon për të jetuar mirë.

Të gjithë do të vlerësonim një markë ku mobiliet, aksesorët dhe tapetet janë prodhuar me tekstile dhe materiale eco-friendly, me teknologjinë më të fundit të prodhimit duke rezultuar kështu në harmoni me shëndetin, rehatinë dhe cilësinë maksimale.

‘Moda ecën mbi tapet’, slogani që frymëzon dhe i jep tapetit një vlerë tjetër. I pari showroom në Shqipëri që ka tapete me veti nanoteknologjike, anti-mykotik, anti-bakterial dhe anti-insekt.

Linjat unike të tapeteve Pierre Cardin kanë të ndërthurur format dhe teknologjinë artizanale me atë moderne duke i dhënë tapetit një qasje si askush tjetër.

Pierre Cardin është një eksperiencë unike në arredim ku gjendet një botë magjike klasike dhe inovative moderne. Luksi dhe klasi në Pierre Cardin vjen nga linja Zebrano. Një qasje që përmbush pritshmëritë e klientëve për luks, elegancë dhe komoditet në arredim.

Ndërkohë për klientët që janë besnikë të stilit modern dhe minimalist në interior, Pierre Cardin sjell brandin italian Doimo Salotti duke ofruar trendet më moderne të të jetuarit.

Ju tashmë e dini se për një interior prestigjioz, me detaje të kuruara dhe cilësi të padiskutueshme duhet të kaloni në Pierre Cardin pranë qendrës Prestige Home, autostrada Tiranë-Durrës, km 12.

Prestige Home, e gjithë shtëpia juaj! 

Tashmë të gjithë mund të kemi një shtëpi dhe ambiente tepër prestigjioze dhe moderne sepse markat më elitare i kemi në një vend të vetëm, në Prestige Home, për arredimin e shtëpisë nga A-ZH. 

Prestige Home është qendra më e madhe në Shqipëri dedikuar arredimit nga markat më prestigjioze ndërkombëtare të linjave “HOME” dhe “Interior Design”. Për herë të parë në Shqipëri, ikonat botërore të luksit dhe cilësisë së lartë tashmë gjenden në një vend të vetëm duke sjellë tendencat më të fundit të modës në industrinë e arredimit.

Simbol i komfortit, inovacionit dhe krijimit të standarteve në sektorin e mobilimit duke ju dhënë mijëra shtëpive elegancën, garancinë dhe cilësinë e markave lider në treg si Pierre Cardin  Magniflex, Miele, Teka, Vox, Aran Cucine, Gieffe Group, Nills Furniture, La Forchetta, Elteco, Sezon Dekor, Dage Perde, Casal, Bicaku Stone, Top Sofa.

Përveç atmosferës festive, surpriza në këtë 3 vjetor ishin zbritjet deri në 60% në të gjitha showroom-et e Prestige Home.

Prestige Home është shndërruar tashmë në destinacionin më të dashur për t’i kthyer ambientet e banimit apo punës në hapësira relaksuese dhe mikpritëse. Mbi të gjitha kjo qendër ka sjellë lumturi, komoditet dhe frymëzim në çdo shtëpi dhe familje.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF