Foto e postuar nga partneri konfirmon shtatzëninë e Genta Ismajlit?!

Genta Ismajli po jeton periudhën më të mirë të jetës së saj, sa i përket çështjeve të zemrës. Më shumë se një vit më parë, këngëtarja nga Kosova nisi një romancë me biznesmenin turk Usta. Ndërsa prej disa javësh kanë nisur aludimet se çifti janë në pritje të fëmijës së parë, një foto e postuar nga Usta pak orë më parë duket se konrfirmon këtë lajm.

Në foto duket Genta me disa kilogramë më shumë, dhe barku i rrumbullakosur është lehtësisht i dukshëm, ndërsa është e veshur e gjitha me të zeza.

Megjithatë as Genta dhe as Usta nuk e kanë konfirmuar publikisht këtë lajm, ndërsa janë shpërngulur prej disa muajsh në Amerikë vend ku me siguri do të sjellin në jetë edhe bebushin.

Previous ArticleNext Article